10:51 / E Martë, 21 Shkurt 2023 / LB

“Të gjitha këto akuza janë shpifje dhe trillime, deklarohem i pafajshëm”, nis gjykimi ndaj Pjetër Shalës

Në Dhomat e Specializuara në Hagë, ka filluar gjykimi ndaj Pjetër Shalës, i cili po akuzohet për krime lufte.

Pasi i është lexuar aktakuza, Pjetër Shala është deklaruar i pafajshëm.

“Unë i kuptoj të gjitha akuzat, mirëpo të gjitha këto janë shpifje dhe trillime. Deklarohem i pafajshëm”, tha Shala.