20:52 / E Diele, 26 Maj 2019 / indeksADMonline

Të gjitha ndeshjet e Serie A fillojnë për një sekondë

Kanë filluar gjashtë ndeshjet e fundit të sezonit 2018/19 në Serie A.

Ndeshje këto që janë jetike për dy vendet që dërgojnë në Ligën e Kampionëve dhe për mbijetesë.

Ndeshjet kanë filluar në të njëjtin sekondë, që në një mënyrë të pamundësohet çfarëdo favor, shkruan Indeksonline.

Gjyqtarët kanë komunikuar në mes vete dhe ndeshjet kanë filluar përnjëherë në të gjitha stadiumet.

Kutojmë se Atalanta, Inter, Milan dhe Roma po luftojnë për kualifikim në Ligën e Kampionëve, derisa Fiorentina, Udinese, Empoli dhe Genoa po luajnë për mbijetesë. /IndeksOnline/