23:31 / E Mërkurë, 05 Tetor 2022 / Gj. Sh

Të gjitha rezultatet e mbrëmjes së sotme në Champions League

Sonte janë zhvilluar ndeshjet e fundit të javës së tretë të fazës së grupeve në Champions League.

Ndeshja kryesore e natës së sotme u zhvillua në Stamford Bridge, ku Chelsea e mposhti Milanin me rezultat të thellë 3-0, shkruan IndeksOnline.

Kampioni aktual i Ligës së Kamipionëve, Real Madridi arriti fitore në shtëpi ndaj Shakhtar Donetskut ndërsa Manchester City e shkatërroi skuadrën e Kopenhagenit.

Fitore në këtë mbremje shënuan edhe Juventusi e Borussia Dortmund ndërsa Benfica dhe PSg u ndan baraz.

Më poshtë i gjeni të gjitha rezultatet e ndeshjeve të sotme.

Grupi E:

Salzburg 1-0 Dinamo Zagreb,

Chelsea 3-0 Milan,

Grupi F:

Leipzig 3-1 Celtik,

Real Madrid 2-1 Shakhtar Donetsk,

Grupi G:

Manchester City 5-0 Kopenhagen,

Sevilla 1-4 Borussia Dortmund,

Grupi H:

Benfica 1-1 PSG,

Juventus 3-1 Maccabi Haifa./IndeksOnline/