22:30 / E Shtunë, 09 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Të gjitha rrugët e Prishtinës janë të kalueshme

Komuna e Prishtinës njofton se të gjitha rrugët e kryeqyteti janë të kalueshme, përkundër se po vazhdon të bjerë borë e madhe.

“Ekipet për mirëmbajtjen e rrugëve janë duke punuar në terren, dhe pavarësisht reshjeve të mëdha të borës, të gjitha rrugët kryesore janë të kalueshme”, thuhet në njoftimin e komunës.

Gjithsesi, për çdo emergjencë, telefononi në numrat kujdestarë pa pagesë 080012233 dhe 080012244.