13:22 / E Mërkurë, 05 Gusht 2020 / indeksADMonline

Të gjitha teoritë konspirative që po qarkullojnë për Libanin: Ishte atentat apo incident, çfarë shkruajnë mediat botërore

Ngjarja e tmerrshme e shpërthimit në Bejrut që shkaktoi 100 të vdékur, mijëra të plagosur dhe rrënimin e thuajse pjesës më të rëndësishme të kryeqytetit libanez, megjithatë ende nuk është sqaruar se kemi të bëjmë me një incident apo sulm terrorist.

Pistën e sulmit e ka ushqyer vetë Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i cili argumentoi se këtë pistë e kishte marrë nga disa gjeneralë amerikanë. Ndërkaq, britanikët e kanë përjashtuar këtë tezë. Por tragjedia koiçedon edhe me një fakt të rëndësishëm , pasi ndodhi vetëm dy ditë pasi një gjykatë e OKB-së do të merrte një vendim për atentatin ndaj kryeministrit të Libanit, Refik Hariri i vrarë në 2005. Për atë atentat janë akuzuar forcat e hezbullahut dhe garda revolucionare e Iranit.

Megjithatë, mund të thuhet se pikëpyetjet mbi ngjarjen e djeshme janë shumë dhe shërbimet sekrete të fuqive të mëdha që merren me Lindjen e Mesme kanë nisur të analizojnë me detaje. Këtë pyetësor, që është marrë pikërisht nga agjentët perëndimorë në terren, e sjell Lorenzo Cremonezi, gazetari i njohur i Corriere della Sera.

Çfarë bënin ashtu të palëvizura 2750 ton nitrat amoni, në depozitat e portit të Bejrutit? Kjo është një nga pikëpyetjet kryesore, duke parë efektet e tmerrshme të shpërthimit të djeshëm.

Por ka ende dritë-hije që sillen rrotull për të evidentuar një situatë të njohur: Liban është tashmë një shtet i dështuar ku shërbimet civile bazike nuk janë të garantuara.

Ja disa nga pikëpyetjet e hapura të ngjarjes për momentin: 1)Për çfarë motive nitrati i amonit ishte magazinuar në hapësirë publike? Si erdhi? Kush duhet ta ruante dhe çfarë do bënte më të?

1) Si ka mundësi që një material aq i rrezikshëm ndodhej pranë një fabrike fishekzjarresh, siç bëjnë të ditur mediat vendase?

2) Atentat apo incident? Ende nuk ka një përgjigje të qartë. Mazhoranca e elementeve të mbledhura bëjnë të ditur se kemi të bëjnë me një incident të rëndë, që ka ndodhur në një situatë pa kontroll. E kjo ndodh në një vend që është i tronditur nga tensione politike e sociale të mëdha,për të cilat vetë Presidenti Donald Trump ka dhënë një version të tij?

3) Nga shumë video të publikuara në Bejrut duket një shpërthim më i vogël(ndoshta në fabrikën e fishekëzjarreve), i cili ka shkaktuar zjarrin dhe më pas ka ndikuar në shpërthimin më të madh. Por ende nuk dimë realisht kush e ka shkaktuar shpërthimin e parë.

4) Sa janë víktimat? Numri i të vdékurve dhe të plagosurve vijon të rritet. Do të duhet kohë për një shifër përfundimtare.