18:51 / E Hënë, 19 Prill 2021 / AR

Të gjitha vendimet që u morën sot në mbledhjen e Kryesisë së LDK-së

Pas mbledhjes së Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, nga kjo parti përmes një komunikate treguan vendimet që u morën aty, shkruan Indeksonline.

Komunikata e plotë:

Në mbledhjen e sotme të Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, me shumicë votash u morën disa vendime në lidhje me organizimin e brendshëm si në vijim: 

1. Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, në përputhje me Platformën për reforma dhe riorganizim, të paraqitur nga kryetari dhe të miratuar nga Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së, mori vendim që të krijojë ekipet të cilat do ta bëjnë vlerësimin e gjendjes aktuale në Degët e LDK-së. Këto ekipe do të propozojnë mënyrat që do të ndiqen në procesin e reformimit të thellë të Degëve.  

Procesi i reformimit synon të riorgnizojë Degët dhe t’i hapë ato ndaj individëve me kredibilitet dhe të rinjve që besojnë në vlerat tona të përbashkëta. Po ashtu, ekipet e Kryesisë do të ndihmojnë Degët në përgatitjet për zgjedhjet lokale.  

2. U aprovua propozimi i kryetarit për strukturën e re organizative: 

  • Riorganizohet Zyra për medie dhe Qendra për Informim e Kosovës – QIK;  
  • Në kuadër të Fondacionit “Ibrahim Rugova” themelohet Shkolla Politike; 

3. Kryesia e Lidhjes Demokratike, aprovoi formimin e gjashtë Departamenteve si në vijim:       

  • Departamenti i Politikës së Jashtme;  
  • Departamenti i Rendit, Ligjit dhe Sigurisë;  
  • Departamenti i Ekonomisë dhe Biznesit;  
  • Departamenti i Arsimit, Kulturës dhe Sportit;  
  • Departamenti i Shëndetësisë; 
  • Departamenti i Rinisë;  
  • Departamenti i Avancimit Shoqëror.  

Këto departamente do të përgatisin dhe hartojnë qëndrimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, si dhe alternativën opozitare ndaj pushtetit.