15:57 / E Martë, 02 Qershor 2020 / indeksADMonline

“Të gjithë jemi njësoj”, Mozzik i bashkohet fushatës ‘Black Lives Matter’

Kemi vërejtur sot një mobilizim të personave të famshëm nga e gjithë bota, të cilët nëpër rrjetet sociale kanë përkrahur fushatën “Black Lives Matter”, në përkrahje të njerëzve me ngjyrë.

Kjo fushatë ka ardhur si pasojë e keqtrajtimit të personave me ngjyrë në SHBA, sidomos pas vrasjes së një personi nga policia, shkruan Indeksonline.

Kësaj fushate përkrahëse u janë bashkuar edhe këngëtarë e personazhe të njohura nga Kosova e Shqipëria.

Edhe reperi Mozzik me anë të një fotografie i është bashkuar kësaj kampanje duke shkruar se “Të gjithë jemi njësoj”, përkrah fotografisë ku shihet me një djalosh të vogël.  /IndeksOnline/