09:14 / E Mërkurë, 29 Maj 2024 / A. M.

“Të gjithë sytë nga Rafahu”, kuptimi i fotos virale në instagram, mbi 27 mln. ripostime

Lufta në Rripin e Gazës nuk është më në errësirë.

Këtë e dëshmon suksesi global i fotos virale në rrjete sociale me titullin “All Eyes on Rafah” (Të gjithë sytë nga Rafah), foto e cila deri tani ka mbledhur mbi 27.6 milionë ripostime në Instagram.

Israel continues to bomb Gaza, including Rafah, despite ICJ ruling

“Të gjithë sytë në Rafah” nuk është, natyrisht, një hashtag i ri. Megjithatë, popullariteti i tij u rrit, veçanërisht pas sulmit izraelit ndaj civilëve , i cili synoi dy zyrtarë të Hamasit dhe vrau 45 njerëz në një kamp në Rafah.

Ky sulm shkaktoi zemërim në mbarë botën, deri në atë pikë sa edhe kryeministri i Izraelit , Benjamin Netanyahu, e cilësoi atë si një “aksident tragjik”.

Si rezultat, historitë në Instagram nga përdoruesit janë rritur në mënyrëb drastike gjatë dy ditëve të fundit, duke reflektuar një ndërgjegjësim të shtuar të publikut për luftën në Palestinë .

Fraza “Të gjithë sytë nga Rafah) i referohet gjenocidit të vazhdueshëm në Rafah, me mbi 1.4 milionë palestinezë që kërkojnë strehim.

Deri më tani mbi 27.6 milionë qytetarë e kanë rishpërndarë në rrjetin e tyre social “Instagram” për të treguar se janë në mbështetje të palestinezëve dhe kërkojnë përfundimet e sulmeve nga Izraeli.