13:38 / E Premte, 07 Qershor 2019 / indeksADMonline

Të gjithë “xhevahirët” e Ferrarit në një muze

Muzeu Ferrari në Maranello ka hapur dy ekspozita spektakolare: “90 Years” dhe “Hypercars”.

Ekspozita e parë hapet për të festuar 90-vjetorin e themelimit të Scuderia Ferrari, me njëvendëshet që janë shpallur kampion në Formula 1.

Ndërsa ekspozita e dytë prezanton makinat sportive më të mrekullueshme që kanë dalë nga fabrika italiane.