22:07 / E Mërkurë, 24 Shkurt 2021 / Blerim

Te Hannoveri i Sulejmanit dhe Muslijas ‘llug’, rrahen lojtarët mes vete!

Në skuadrën gjermane gjatë ditës së sotshme ka ndodhur një incident.

Përmes një deklarate zyrtare, klubi i Hannoverit ka treguar se dy lojtarët, Simon Falette dhe Genki Haraguchi u përfshin në një përleshje të lehtë, shkruan IndeksOnline.

Por, sipas mediave në Gjermani, kjo përleshje nuk ishte edhe e lehtë – pasi u shpërndan boksa dhe shqelma mes vete. Klubi përmes deklaratës ka treguar se vendimi për dy lojtarët do të merret nesër.

Kujtojmë që në skuadrën e Hannoverit luajnë Valmir Sulejmani dhe Florent Muslija./IndeksOnline/