13:11 / E Premte, 20 Tetor 2017 / indeksADMonline

Të hënën mblidhet Kryesia e Kuvendit

Kryesia e Kuvendit do të mbaj të hënën një mbledhje të radhës në të cilën do të vendos për seancën e ardhshme të Kuvendit.

Sipas njoftimit, si pikë e rendit të ditës është edhe shqyrtimi i projektligjit për Buxhetin e 2017-tës.

Ja pikat e rendit të ditës:

1. Miratimi i procesverbaleve nga mbledhjet e mëparshme,

2. Përgatitjet për seancën plenare:

1. Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,

2. Koha për pyetje parlamentare,

3. Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme,

4. Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Komisionit të Pavarur të Mediave,

5. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit Nr. 05/L-125 për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2017,

6. Shqyrtimi i Raportit vjetor të auditimit i Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2016.

3. Shqyrtimi i propozimeve dhe kërkesave