22:46 / E Mërkurë, 29 Gusht 2018 / indeksADMonline

Të hënën në ora 18:00 te Parku i Gërmisë mblidhen të rinjtë për të ndihmuar Besnik Ukën

I riu, Besnik Ukaj vuan nga një sëmundje e rëndë, saktësisht Leukemai akute melodie.

Kostoja e shërimit të kësaj sëmundje që kërkon ndërhyrje urgjente, kalon shumën prej 100 mijë eurove, gjë e cila për Besnikun dhe familjen e tij është kosto e papërballueshme.

Por të shumtë janë njerëzit me zemër të mriz janë mbledhur për t’i dalë në ndihmë atij.

Një iniciativë e veçantë është ndërmarrë edhe nga vozitësit ‘marakli’ dhe është bërë e ditur pikërisht në grupin e ‘Maraklive t’kerreve në rrjetin social Facebook, transmeton Indeksonline.

Të rinjtë të cilët kanë mundësi të ndihmojnë Besnikut do të  mblidhen të hënën me datën 3 shtator në ora 18:00 në Parkingun e Pishinës së Gërmisë për të ndihmuar Besnikun.

Postimi i plotë:

MEETING HUMANITAR!

#Maraklit më të mirët, të hënën (03.09.2018) në ora 18:00 takohemi në Parkingun e Pishinës së Germisë, për ta ndihmuar shokun tonë Besnikun, i cili vuan nga në sëmundje e rëndë e njohur si Leukimia akute mielodie, sa do të holla që grumbullohen, do të jenë lehtësim për koston e shërimit të kësaj sëmundje e që kërkon ndërhyrje urgjente, e që kalon shumën prej 100,000€, gjë e cila për Besin dhe familjen e tij është kosto e papërballueshme.

Besniku urgjentisht duhet të fillojë trajtimin e sëmundjes në Turqi.

Ne besojmë në shpirtin tuaj humanitar, siç besoj në dëshirën e madhe të Besnikut për ta tejkaluar këtë sfidë.

Gjithashtu ftojmë antarët, partnerët, bizneset, e bashkëpuntorët që të na bashkangjiten në ketë aksion.

Per ju qe jetoni jasht e keni mundsin ne llogari bankare ose direkt kontaktoni me mu.

Kontributin tuaj mund ta ofroni edhe ne Numri i llogarisë: 1501090004084646

Swift code: RBKOXKPRXXX Raiffeisen Bank Kosova.