15:04 / E Mërkurë, 11 Korrik 2018 / indeksADMonline

Të kombinosh Ermalin, Ledrin e Lumin del “Treshi përsheshi” (Foto)

Natën e mbrëmshme reperi i njohur shqiptar, Ledri Vula ka festuar ditëlindjen e tij të 32-të.

E për të ishte organizuar edhe një festë me plot familjarë dhe miq të reperit të njohur shqiptar, transmeton Indeksonline.

E aty nuk kishin si të mungonin as miqtë më të mirë të Ledrit, ku në mesin e tyre ishin edhe këngëtari Ermal Fejzullahu dhe reperi Lumi B.

Një imazh nga ndeja e kishte publikuar edhe Ermali, të cilin e ka përcjell edhe me një shkrim shumë të veçantë.

“3shi përrsheshi, nata e kaluar ishte e çmendur” ka shkruar Ermali.

Ndryshe, Ledri bashkë me Ermalin dhe Lumin njihen si miq shumë të mirë sidomos pasi që kanë sjell projektin “Tavolina”./Indeksonline/

Temat: