13:10 / E Martë, 30 Tetor 2018 / indeksADMonline

Të lumët ne për Shaqirin, po i “lodhë” yjet e Liverpoolit në sondazhin zyrtar

Liverpooli e ka hapur sondazhin, ku ka pyetur tifozët për të votuar lojtarin më të mirë të muajit tetor.

”Të Kuqtë” kanë zhvilluar pesë ndeshje në tetor, ku kanë mposhtur Huddersfieldin, Crvena Zvezdën dhe Cardiffin.

Derisa, djelmoshat e Jurgen Klopp kanë barazuar me Manchester Cityn si dhe kanë pësuar një humbje nga Napoli, transmeton IndeksOnline.

Dhe ndër lojtarët e nominuar në këtë sondazh është edhe mesfushori gjilanas, Xherdan Shaqiri, transmeton IndeksOnline.

Image result for shaqiri liverpool

Reprezentuesi i Zvicrës u shqua për paraqitje impresive këtë muaj, duke ndihmuar skuadrën me një gol dhe disa asistime vendimtare.

Dhe tifozët e Liverpoolit nga mbarë bota janë të bindur se Shaqiri e meriton çmimin në fjalë.

Pra, Shaqiri është duke prirë bindshëm në këtë sondazh duke u bazuar në këto komente.

Përndryshe, ky është një sukses i madh për Xherdanin, i cili ka filluar të luajë më shumë vetëm këtë muaj./IndeksOnline/