20:00 / E Shtunë, 26 Dhjetor 2020 / OSH

Të lumtur nga shtëpia moderne, kështu i uruan festat Orinda dhe Turi

Krishtlindjet në shtëpinë e Turjanit dhe Orindës janë pritur ashtu siç e do zakoni, mes shumë njerëzish të dashur. Megjithatë gjithçka ka qenë e organizuar brenda orarit policor, pasi pas orës 20:30 të gjithë janë shpërndarë në shtëpitë e tyre dhe këtë e ka treguar edhe vetë Orinda me këto fjalë:

“Gezuar Krishtlindjen! P.S.Fotografia u be pas 20:30 prandaj u reduktuam ne nr ? se ne fakt jemi familje me 15vete poor…”, ka shkruar ajo në postimin e fotos me familjen “e vogël” Hyskaj, mami i Turit Elida dhe vëllai Elio, deputet i PS.

Ndërsa ditën e sotme Huta ka ndarë një nga çastet më të bukura së bashku me Turjanin që i jep shumë gëzim dhe qenushen e tyre.

“Gëzimi im. Falenderuese”, ka shkruar ajo krah fotos ku të sjell ngrohtësinë tipike të fundvitit, me njeriun e zemrës pranë dhe me oxhakun pas tyre, bashkë me qenushen e tyre Ruby.