19:20 / E Hënë, 29 Korrik 2019 / indeksADMonline

Të mërkurën protestohet për lirimin e Ish-Ushtarit të UÇK-së, Tomor Morina

Organizata e Veteranëve të Luftës e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Dega në Gjakovë, ka njoftuar gjithë familjet e Dëshmorëve Martirëve Invalidëve dhe Veteranëve të Luftës, si edhe gjithë qytetarët e Gjakovës dhe më gjerë se të mërkurën me datë 31 korrik do të protestojnë në mbrojtje të ish luftëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Tomor Morina.

Protesta do të mbahet në sheshin “Nëna Terezë”, dhe do të filloj në ora 11:00.

Tomor Morina, po mbahet padrejtësisht në burgjet e Maqedonisë Veriore, me akuza të Serbisë.