12:43 / E Premte, 31 Janar 2020 / indeksADMonline

Të nominuarit për më të mirin e muajit, në Premierligë

Premierliga ka publikuar emrat e të nominuarve për çmimin e futbollistit më të mirë për muajin janar.

Liverpooli garon me dy lojtarë, Alissonin dhe Hendersonin, teksa Manchester City, Watfordin, Aston Villa, Leicesteri dhe Southamptoni me nga një.

Sergio Aguero, Alissoni, Doucoure, Grealish, Hendersoni, Perezi dhe Stephensi janë të nominuarit për çmimin e më të mirit këtë muaj, transmeton Indeksonline.

Trent Alexander-Arnoldi e fitoi këtë çmim muajin e kaluar./Indeksonline/