16:56 / E Hënë, 07 Mars 2022 / AR

Të paktën 13 të vrarë pas një sulmi ajror në fabrikën e miellit në Kiev

Të paktën 13 persona janë vrarë pas një sulmi ajror në një fabrikë të miellit në qytetin ukrainas Makariv, në rajonin e Kievit, kanë thënë shërbimet lokale të urgjencës. 

Pesë persona u shpëtuan, tha ai, duke shtuar se rreth 30 persona besohet se kanë qenë në fabrikë përpara sulmit, raporton Skynews, transmeton Indeksonline.

Kjo vjen pasi Ministria e Jashtme e Ukrainës pretendoi se trupat ruse kanë vazhduar të gjuajnë raketa në disa qytete, duke përfshirë Kievin – pavarësisht premtimit për korridoret humanitare.

Që nga mëngjesi i sotëm, gjashtë korridore humanitare u hapën në Ukrainë, sipas Ministrisë së Mbrojtjes ruse./Indeksonline/