75 Mall Live Search
11:38 / E Shtunë, 02 Maj 2026 / F.R

Të paktën 9 të vrarë nga sulmet izraelite në jug të Libanit

Të paktën nëntë persona u vranë nga sulmet izraelite në jug të Libanit të premten.

Tetë persona, përfshirë një fëmijë, ishin mes viktimave nga sulmet në Habbouch, njoftoi Ministria e Shëndetësisë e Libanit, duke shtuar se 21 të tjerë u plagosën, shkruan CNN.

Ndërsa në Ain Baal, një person u vra dhe shtatë të tjerë u plagosën, sipas ministrisë.

Ministria e Shëndetësisë e Libanit tha se më shumë se 2,600 persona janë vrarë që nga fillimi i konfliktit të fundit në fillim të marsit.