09:13 / E Diele, 04 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Të pandalshëm, Juventusi thyen rekordin të vendosur para 13 vitesh

Juventusi është duke e shijuar fillimin më të mirë të mundshëm në Serie A këtë sezon.

”Zonja e Vjetër” ka arkëtuar 31 pikë nga 33 të mundshme pas 11 javësh në Serie A këtë sezon.

Juventusi mposhti Cagliarin mbrëmë me rezultat, 3-1, pra duke i fituar 10 nga 11 ndeshjet e zhvilluara këtë sezon, transmeton IndeksOnline.

Ndeshja ku Juventusi lëshoi pikë këtë sezon ishte me Genoan, në barazimin, 1-1.

Kështu, Juventusi e ka thyer rekordin e sezonit, 2005/06, ku nga 33 pikë të mundshme, kishte marrë 30 pikë.

”Zonja e Vjetër” ka arkëtuar 79 pikë në Serie A nga 90 të mundshme në këtë vit kalendarik, falë 25 fitoreve, katër barazimeve dhe një humbje nga Napoli në prill./IndeksOnline/

Temat: