13:59 / E Premte, 12 Korrik 2019 / indeksADMonline

Të pandalshme, Nora dhe Majlinda kualifikohen në gjysmëfinale të Grand Prixit në Hungari

Nora Gjakova dhe Majlinda Kelmendi kanë arritur të kualifikohen në gjysmëfinale të Grand Prixit që po mbahet në Hungari.

Kelmendi mposhtu në çerekfinale xhudisten nga Gjeorgjia, Tetiana Shukvani.

Kelmendi e kaloi rrethin e parë pa luftë, ndërsa në rundin e dytë u përball me meksikanen Luz Olvera, e cila në rundin e parë e kishte mposhtur xhudisten vendase, Katinka Szabo.

Në anën tjetër, Nora Gjakova e mposhti me ippon bullgaren Ivelina Ilieva.

Gjakova e kaloi rrethin e parë pa luftë, ndërsa në rrethin e dytë e mposhti rusen Daria Dzhigaros, e cila e kishte mposhtur xhudisten nga Tunizia, Ghofran Kleifi, në rundin e parë.

Përveç Nora Gjakovës dhe Majlinda Kelmendit, sot Kosovën në Bundapest të Hungarisë do të përfaqësojnë edhe Distria Krasniqi (-48 kg). Ndërsa, Akil Gjakova garon të shtunën dhe Loriana Kuka të dielën. /IndeksOnline/