16:25 / E Diele, 30 Shtator 2018 / indeksADMonline

“Të përqendrohemi në ndërmarrjen e masave të sigurisë në Kosovë pas urdhrit të Serbisë për gatishmëri luftarake”

Eksperti i Çështjeve të Sigurisë, Ramadan Qehaja duke folur lidhur me veprimet e fundit serbe pas vizitës që presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi bëri në veri të Kosovës, ka thënë se urdhri i dhënë për ushtri që të vihet në gatishmëri luftarake, përbën kërcënim klasik ushtarak për shtetin e Kosovës dhe rajonin në përgjithësi.

Sipas Qehajës, këto veprime lënë të kuptohet se Serbia vazhdon të konsideron një pjesë të Kosovës, përkatësisht veriun si pjesë përbërëse të saj dhe vepron në çdo formë për të demonstruar kontrollin e saj, transmeton Indeksonline.

Postimi i plotë:

Te urdherosh ushtrine qe te vihet ne gatishmeri luftarake per shkak se policia e Republikes se Kosoves dje me date 29 shtator paska kontrolluar nje qender sportive dhe humanitare ne veri te vendit, perbene kercenim klasik ushtarak per Kosoven por edhe per rajonin.

Nje ngritje te tille te gatishmerise luftarake mund ta japin vetem elita ekzistuese politike serbe, e kamufluar me petkun e integrimit ne BE. Keto veprime len te kuptohet se Serbia vazhdon te konsideron nje pjese te Kosoves,perkatesisht veriun e saj si pjese perberese te saj dhe vepron ne cdo forme per te demonstruar kontrollin e saj.

S’do mend se nje qasje e tille e Serbise zyrtare ne momentin aktual eshte me teper se destabilizim.
Per kete vemendja e jone duhet te jete e perqendruar ne ndermarrjen e masave adekuate te sigurise per vetembrojtje. Nisma e krijimit te ushtrise se Kosoves ne fund te vitit dhe krijimi i kapaciteteve defanzive te mbrojtjes jane ne kete fryme.