23:46 / E Premte, 19 Tetor 2018 / indeksADMonline

Të përzgjedhurit për edicionin e 57-të të Festivalit të RTSH-së, mes tyre edhe këngëtarja kosovare

Bordi i Festivalit të Radio Televizionit Shqiptar ka publikuar listën e artistëve të përzgjedhur për të konkurruar në këtë edicion të 57-të të Këngës.

Në mesin e artistëve pjesëmarrës spikasin emra e mëdhenj të muzikës shqiptare si Vikena Kamenica, Bojken Lako, Jonida Maliqi, Elton Deda, Eranda Libohova, Soni Malaj, Orgesa Zaimi, etj.

Ajo që bie në sy në listë është rikthimi i këngëtarëve BIG në Festivalin e Këngës prej nga ku do të dalë edhe kënga që do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurosong, ndonëse ka edhe mjaft artistë të rinj që do të konkurrojnë në festivalin e këtij viti.

22 këngët që do të marrin pjesë në netët e Festivalit të 57-të të Këngës në RTSH janë përzgjedhur nga një komision, që gjatë kësaj faze ka shqyrtuar 54 këngët që ishin regjistruar për të qenë pjesë e festës më të madhe të muzikës në Shqipëri.

Festivali i 57-të i Këngës do të mbahet në fundvit dhe tre netët e Fest ‘57 do jenë 20-21-22 dhjetor ndërsa mbeten ende enigmë emrat që do t’u besohet prezantimi këtë vit.