23:13 / E Enjte, 15 Mars 2018 / indeksADMonline

Të premten bëhet i ditur projekti ku do të investohen miliona euro në këtë pjesë të Kosovës

Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit nesër do të bëjë vënien e gurthemelit të Qendrës së Kulturës në Rogovë të Hasit, Komuna e Gjakovës.

MKRS-ja do të investojë 1.2 milionë euro në këtë projekt capital në një periudhë dy vjeçare, 500 mijë euro për vitin 2018, ndërsa 700 mijë euro për vitin 2019, transmeton Indeksonline.

Ngjarja do të fillojë në ora 13:00.

Në vënien e gurthemelit do të mariin pjesë Ministri, Kujtim Gashi dhe Kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini.