15:09 / E Enjte, 31 Maj 2018 / indeksADMonline

Të pyesni një grua “kur do të ketë fëmijë” mund t’i shkaktojë dëme

Të pyesësh shpesh dikë “kur do lindësh fëmijë”, mund të jetë  e mërzitshme dhe shkaktar që një grua të bie në depresion.

Shumë gra kanë frikë nga kjo pyetje, sidomos ato që dinë se kanë probleme shëndetësore të cilat edhe mund të ndikojnë në mos mbetjen shtatzënë.

Madje ato kanë frikë se edhe përmes “IVF” ato mund të kenë problem të mbesin shtatzënë.

Për këtë, të pyesni një grua se kur do të mbetet shtatzënë shpeshherë për të mund të jetë jo e këndshme, pasi askush nuk e di gjendjen reale të një gruaje.

24 vejçarja, Danielle McCormack e ka kaluar gjithë jetën e saj nëpër mjekë, transmeotn Indeksonline.

Ajo nuk është në gjendje të ketë një fëmijë natyrshëm për shkak se ka një defekt nga lindja, vezore të sheshta dhe tubat e saj fallopian mbushen me lëngë.

Ajo nuk është e sigurt nëse IVF do të punojë për të, pasi ajo nuk e di nëse do të jetë në gjendje të mbajë një fëmijë për shkak se ka kaq shumë prerje në bark për shkak të operacioneve të më pashme të cilat i ka kryer që kur është lindur.

Danielle bëhet shumë e mërzitur kur njerëzit e pyesin se kur do të ketë fëmijë.

Ajo për Metro.co.uk ka thënë: “Kur më pyesin për këtë, më vënë në mendim negativ diçka që më shkakton pa dashur unë. Kjo është një situatë që unë dua të mos e kujtoj çdo herë dhe kjo po më vë edhe në depresion. Kur më bëjnë aso pyetje më bëjnë të mendoj pse jam e tillë. Mendoj se njerëzit duhet të ndalojnë këtë pyetje sepse askush nuk e njohin gjendjen e dikujt, nëse ata nuk mund të kenë një fëmijë ose thjeshtë që dikush nuk do ende të ketë. Pra është thjeshtë punë personale e çdo kujt”, është shprehur ajo./Indeksonline/