10:29 / E Shtunë, 23 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Të qeshim të gjithë me serbin Vidic, thotë se Phil Jones është më i mirë se Van Dijk

Nemanja Vidic duket se është “rrokatur” pas daljes në pension. Mbrojtësi serb ka bërë një deklaratë me të cilën mediat angleze po tallen orëve të fundit.

Ish ylli i Manchester United ka thënë se Phil Jones është më i mirë se Van Dijk. Madje ai ka deklaruar se asnjë mbrojtës i Liverpoolit e Chelseat nuk janë me të mirë se sa mbrojtësit e Manchester United.

“Phil Jones ka patur performanca fantastike kohëve të fundit. Mendoj se është më i mirë se sa Van Dijk. Poashtu kemi mbrojtës fantastik si Smalling e Bailly. Individualisht kemi mbrojtësit më të mirë në ligë. Asnjë mbrojtës i Liverpool e Chelsea nuk janë më të mirë se sa mbrojtësit e Manchester United” ka thënë Vidic./Indeksonline/