09:22 / E Premte, 19 Gusht 2022 / B O

Të rejat e fundit për Casemiron, 90% e punës është kryer!

Mesfushori i Real Madridit, Casemiro, ka rënë dakord për kushtet personale me Manchester United.

United ka përparuar me diskutimet për të nënshkruar me 30-vjeçarin brazilian në një transferim prej 60 milionë euro.

United është përpjekur të përshpejtojë marrëveshjen në një përpjekje për të nënshkruar Casemiro në kohë që ai të jetë i disponueshëm për ndeshjen me Liverpoolin të hënën mbrëma.

Trajneri i Realit, Carlo Ancelotti “nuk është i shqetësuar” për humbjen e Casemiros ngase ka në dispozicion 100 milionëshin Tchoameni dhe Camavingan në bankën rezervë.

Preferenca e menaxherit Erik ten Hag ishte të nënshkruante Frenkie de Jong por që Barcelona nuk ka dhënë asnjë sinjal për shitjen e holandezit./Indeksonline/