08:22 / E Premte, 16 Gusht 2019 / indeksADMonline

Të rejat e fundit për gjendjen shëndetësore të personave që u therën me thikë, në Prishtinë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në Prishtinë, saktësisht në rrugën “Ahmet Dërguti”.

Persona të panjohur kanë dalë nga vetura derisa kanë therur dy të rinj të tjerë të cilët ishin duke ecur, një vajzë dhe një djalë.

Indeksonline ka raportuar ekskluzivisht për këtë ngjarje duke sjellur edhe pamje nga vendi i ngjarjes.

Njëri nga të therurit me thikë ka qenë në gjendje të rëndë shëndetësore, por që pas ndërhyrje kirurgjike gjendja e tij është përmirësuar.

Lajmin e ka konfirmuar drejtori i Klinikës Emergjente në Qendrën Klinike Univeristare të Kosovës, Basri Lenjani.

Ai ka konfirmuar se ndaj njërit person ka patur ndërhyrje në stomak dhe i njëjti është dërguar për shërim të mëtutjeshëm në kirurgjinë abdominale, ndërsa gjendja e tij është e përmirësuar./Indeksonline/