12:27 / E Hënë, 24 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Të rinjtë e AAK-së me aksion për mbrojtjen e taksës 100%, para objektit të Qeverisë së Kosovës

Të rinjtë e Aleancës së Kosovës kanë zhvilluar sot një aksion simbol para objektit të Qeverisë me moton: “Na i ktheni të zhdukurit, jo mallrat serbe”.

Ky aksion i këtyre të rinjve të AAK-së, po bëhet për të bërë thirrje në drejtim të qeverisë “Kurti”, që taksa 100% për produktet serbe dhe boshnjake të mos largohet, transmeton Indeksonline.

Të rinjtë vendosën edhe slogane të shumta ku ndër të tjera kryeministri Albin Kurti pyett nëse “Serbia kalon apo jo?”.

Të pranishëm në këtë aksion ishin edhe deputetët e AAK-së, Shkumbin Demaliaj dhe Bekë Berisha./Indeksonline/