Të rinjtë e Ballkanit të pandalshëm, arrijnë fitoren e gjashtë në po aq ndeshje
Përveç sukseseve me skuadrën A, Ballkanit po punon fuqishëm edhe me të rinjtë.
Skuadra U21 e Ballkanit, ka shënuar fitoren e gjashtë sezonale në po aq ndeshje në Bon Voyage Superliga U21, shkruan IndeksOnline.
Sot portokallezinjtë shënuan fitore në derbin ndaj Dritës, me rezultat 1-2.
Golashënues të ndeshjes ishin Krenar Dulaj dhe Fidan Gashi.
Ballkani U21 tashmë është liderë i tabelës me 18 pikë, pesë më shumë se Drita qe ndodhet në vendin e dytë./IndeksOnline/