00:34 / E Hënë, 27 Maj 2019

Të rinjtë fshihen në motorin e makinës për të kaluar kufirin

Katër veta, përfshirë një vajzë 15 vjeçare, janë gjetur të fshehur në automjete në përpjekje për tu larguar nga Maroku.

Tre automjete u ndaluan në doganën në Beni Enzar në një hapësirë kohore prej vetëm tre orësh.

Brenda makinave, zyrtarët gjetën vajzën adoleshente dhe dy djem të tjerë, të moshës 20 dhe 21 vjeç.

Njëri prej tyre ishte i fshehur prapa sediljes së pasme dhe dy të tjerët në kofano, përfshirë 15-vjeçaren.

Dy prej emigrantëve u morën nën kujdesin e mjekëve pasi kishin simptoma asfiksie, çorientimi dhe dhimbje në nyje për shkak të mënyrës sesi kishin qëndruar brenda në makinë.

Një kamion i katërt u kontrollua më pas në portin spanjoll të Melillës dhe zyrtarët gjetën një 20 vjeçar po ashtu në kofanon e automjetit.

Besohej se ai kishte ‘përfituar’ nga pakujdesia e shoferit për të hyrë në kamion.

Shoferët e makinave, të gjithë nga Maroku janë ndaluar nga policia.