Të rinjtë ndërmarrës dhe dividenta shoqërore
Ekosistemi ndërmarrës aktual në Kosovë, në përgjithësi nuk favorizon zhvillimin e ndërmarrësisë tek të rinjtë. Kjo dëshmohet më faktin se të dhënat e hulumtimit të fundit me studentët e viteve të treta në Kosovë qëtregojnë se 67 përqind e studentëve të anketuar kanë ëndërr të punojnë në sektorin publik. Shoqëria jonë ka dështuar për të ofruar stimuj adekuat për nxitjen e ndërmarrësisë tek të rinjtë.
Shkruan: Prof.Besnik KRASNIQI
Sot ndërmarrësia konsiderohet forca shtytëse e zhvillimit ekonomik kudo në botë. Fokusi kryesor i shumë qeverive në botë është se si të krijojmë kushte të përshtatshme për zhvillimin e ndërmarrësisë sepse, pa aktivizimin e talentit ndërmarrës nuk mund të aktiviziohen resurset tjera në shoqëri.
Në këtë kontekst rinia paraqet një resurs të rëndësishëm edhe në Kosovë. Rreth 52% të popullësisë aktive në Kosovë janë të moshës 15-34 vjet. Mbi gjysma e tyre janë të papunë, dhe gjendja edhe më e keq qëndron në punësimin e femrave. Në anën tjetër, rinia ka potencial të madh kreativ për sjellur ndryshime në biznes sidmos e priru për t’iu përgjigjur me sukses sfidave të reja të progresit teknologjik dhe ekonomisë digjitale. Me të drejt mund të quhen ‘agjent i ndryshimeve” në shoqëri.
Tregu i punës në Kosovë nuk fuqi absorbues për të akomoduar hyrjet e reja në treg të punës. Për këtë arsye është kritike për të inicuar qasje të reja të zhvillimit të ndërmarrësisë, dhe përmes edukimit për ndërmarrësi të pajisim të rinjtë me shkathtësi për të krijuar vet vendet e tyre të punës, dhe nëse janë të suksesshëm të krijojnë edhe vende të tjera të punës për të tjerët.
Për më tepër, energjia, entuziazimi dhe kreativiteti i rinsë së Kosovës mund të sjllë një dividentë të majme shoqërisë sonë, nepërmjet krijimit të të ardhurave, punësimit dhe inovacionit. Mirëpo, mirëpo, ne si njerëz të ekonomisë dhe biznesit e dimë se për të marrë këtë dvidentë duhet të investojmë në fusha si edukim, trjanime për ndërmarrësi, skema të financimit të ideve të biznesit për të rinjët, mentorim biznesi, dhe një sërë pakosh të tjera mbështetëse për të rinjtë ndërmarrës.
Ndërtimi i një ekosistemi të përshtatshëm për t’i bërë të rinjët qytetarë plotësishtë të involvuar në shoqërinë tonë është mëse i domosdoshëm. Ekosistemi ndërmarrës aktual në Kosovë, në përgjithësi nuk favorizon zhvillimin e ndërmarrësisë tek të rinjtë. Kjo dëshmohet më faktin se të dhënat e hulumtimit të fundit me studentët e viteve të treta në Kosovë tregojnë se 67 përqind e studentëve të anketuar kanë ëndërr të punojnë në sektorin publik. Kjo tregon se shoqëria jonë ka dështuar për të ofruar stimuj adekuat për nxitjen e ndërmarrësisë.
Rrjedhimisht, kjo tregon se ne duhet të bëjmë më shumë për të ofruar stimuj dhe mbështetje adekuate që të rinjët të jenë akterë kyc dhe që ata të shohin gjithnjë e më shumë ndërmarrësinë si karrierë dhe mundësi për vetëpunësim dhe për të siguruar një prestigj në shoqëri.
Zgjedhja në karrerië nuk është vendim i lehtë, prandaj kërkon mbështetje. Në moshën 21 apo 22 vjeqar, edhe ne jemi ndier të pasigurt se cka tutje, cili është hapi i ardhshëm në karrierë.Zgjedhja e karrierës ndërmarrëse paraqet një rrezik, e cila përveq rrezikut në biznes, në shoqëritë si Kosova mbartë edhe rrezikun e dështimit i cili nuk është lehtë i pranueshëm nga rrethi ku jetojmë. Ne duhet të inkurajojmë të rinjtë që të guxojnë të provojnë gjëra të reja dhe të mos kenë frikë nga dështimi. Mark Zuckerberg, themeluesi i Facebook thotë “The Greatest Successes come from Having the Freedom to Fail.” (“Suksesi më i madh vjen nga lira për të dështuar”). Nëse nuk ke dështuar në jetë kurrë, kjo don të thotë se nuk je përpjekur mjaft.
Prandaj, neovjitet një qasja proaktive për orijentimin e të rinjëve në karrierë, përfshirë këtu edhe ndërmarrësinë.Zhvillimi i qendrave të karrierës do të luante një rol të vecantë në përkrahjen e të rinjëve për të marrë vendime ldihur me profesionin e tyre. Programet trajnuese për ndërmarrësi dhe gara për ide ndërmarrëse me mundësi financimi mund të kenë rol kyq që të rinjtë të testojnë idetëdhe personalitetin e tyre për ndërmarrësi, nese ata janë të gatshëm për të bërë ndryshime duke ndërmarrë rrezik. Meqenëse të rinjët mund të kenë ide dhe potencial ndërmarrës, ata mund të ballfaqohen me probleme të mëdha të financimit, sepse nuk kanë realizuar shitjet e para dhe nuk kanë histori biznese dhe mundësi të ofrojnë kolateral. Si të tilla idetë e të rinjëve nuk janë atraktive për t’u financuar nga bankat. Nëse shoqëria nuk intervenon me programe mbështetëse atëherë kjo don të thotë se ne nuk mund ta marrim dividentën shoqëore të krijuar nga këtë të rinj, sepse shumica prej tyre nuk do të jenë mundësi të financojnë idetë e tyre.
Përveq vetëpunësimit, shakthtësit ndërmarrëse ndikojnë edhe në produktivitetin e punës duke i mundësuar të rinjëve të kuptojnë më mirë kontekstin biznesor. Prandaj, edukimi ndërmarrës në të gjitha nivelet e shkollimit do të kishte ndikim të shumfishtë në zhvillimin e sektorit privat.
Krejt në fund,
Sot, dua të rikujtoj të gjithëve, se të gjithe ne kemi një rol për të luajtur në fuqizimin e të rinjëve. Këtë rol e kemi si në familje, insitucione, shoqëri e më gjërë. Nëse e kryjme këtë rol me përkushtim shoqëria jonë do të përfiton nga aktivizimi më i madh i të rinjëve dhe kontributi i tyre në shoqëri. Por për të shijuar benfitet e ideve ndërmarrëse të të rinjëve dhe për të fituar dividentën shoqërore, ne duhet të krijojmë ekosistemin e përshtatshëm për të përkrahur të rinjët.
(Autori është profesor në Fakultetin Ekonomi, UP dhe Profesor i Jashtëm në Maastricht School of Management, Holandë)