19:45 / E Martë, 12 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Të rinjtë nga Prishtina, nisin aksionin për gjetjen e Remzije Mustafës

Stafi i Marakli t’kerreve dhe një grup të rinjsh nga Prishtina kanë marrë një iniciativë për gjetjen e të zhdukurës, Remzije Mustafa.

Momentalisht një grup është në Ulpianë nga edhe kanë filluar kërkimin, teksa kanë ftuar që atyre të iu bashkohen edhe qytetarë të tjerë, përcjellë Indeksonline.

Kujtojmë që Policia e Kosovës ka bërë të ditur se janë duke vazhduar kërkimet për Remzije Mustafën, e raportuar e zhdukur që  nga 7 nëntori i këtij viti.

Që nga dita e raportimit për të zhdukur, deri  më tani, njësitet policore të hetimeve kanë marrë një varg veprimesh të cilat ende nuk kanë rezultuar me gjetjen e personit në fjalë, e lindur më 1960-të./Indeksonline/