09:36 / E Diele, 03 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Të rinjtë rreth ndarjes së barabartë të pasurisë në familje [Video]

Në Kosovë vetëm rreth 80 mijë ose 15.3 për qind e pronave të përgjithshme janë të regjistruara në emra të femrave, kurse 76.2 për qind ose rreth 400 mijë prona janë të regjistruara në emër të meshkujve, thuhet në të dhënat e Agjencisë Kadastrale të Pronave.

Të anketuarit e Radios Evropa e Lirë konsiderojnë se pasuria e prindërve në rast të ndarjes për fëmijët e tyre, duhet t’u takojë njësoj, si femrave, ashtu edhe meshkujve.