09:47 / E Enjte, 16 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Të shkoni me dikë në festën e Krishtlindjeve, mund të përfundoni në një lidhje afatgjate

Të shkoni me dikë në festën e Krishtlindjeve në zyre, është më shumë klishe.

Ndonjëherë ndodh që pas një viti të gjatë në punë juve nuk ju ka rënë në sy kolegu i punës.

Mirëpo, e gjithë kjo merr fund kur papritur ai ju përshpëritë diçka të dehur në veshin tuaj, përderisa shefi jep fjalimin e tij vjetor, transmeton Indeksonline.

Sido që të jetë, pothuajse gjysma e punëtorëve të zyrës përfundojnë duke u futur në një lloj situate romantike në ndejën e kësaj feste.

Hulumtimi i jashtëzakonshëm tregon se 53 për qind e atyre që bashkohen në këtë ditë, kanë marrdhënie afatgjate.

Dhe sipas një studimi prej 2 mijë punonjësish nga Instantpint, një e treta e tyre janë ende të bashkuar edhe pas një viti.

Dhejtori mund të jetë një muaj festash, por janari sjell realitete të ashpra dhe për shumë prej nesh që lidhen në partin e Krishtlindjes, kjo mund të nënkuptojë rivlerësimin e marrdhënieve ose situatën aktuale të jetës./Indeksonline/