22:25 / E Premte, 02 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Të shtëna armësh ndaj ‘Tarkanit’, policia jep detajet e fundit

Policia e Kosovës ka konfirmuar se rreth orës 20:00  janë dëgjuar të shtëna armësh në Prishtinë, konkretisht në rrugën “Vicianum” të lagjes “Arbëria”.

Zëdhënësi i PK-së, Bajram Krasniqi ka konfirmuar rastin për “Indeksonline”. Ai ka thënë se aktualisht autoritetet e sigurisë janë duke e hetuar rastin.

“…Po ka pasur të shtëna me armë zjarri rreth orës 20:00.  Për momentin policia është duke e hetuar rastin dhe më vonë na dërgojnë me shkrim për detajet tjera. Deri në këtë kohë, nuk është identifku asnjë i dyshuar dhe po ashtu nuk ka persona të lënduar”, ka thënë Krasniqi për Indeksonline.

Ndryshe, Indeksonline  raportoi pak më parë se cak i këtij sulmi ishte zyrtari policor Avni Berisha i njohur në publik si ‘Tarkani’. Gjendja shëndetësore  e këtij të fundit mësohet të jetë e mirë./Indeksonline/

Gjuhet dy herë me armë polici i njohur kosovar, ‘Tarkani’