Të shtëna armësh në një lokal nate në Deçan, Policia arreston një person
Policia në Deçan dje ka pranuar një informacion nga qytetarët se në fshatin Lëbushe – Deçan në oborrin e një lokali të natës, kishte të shtëna me armë zjarri.
Pas një pune operative- hetimore te Njësitit të Hetimeve SP-Deçan, është arrritur që të identifikohet-arrestohet i dyshimti F.F. (1979) dhe me urdhër verbal të gjyqtarit të procedures paraprake është bastisur shtëpia e të dyshuarit në Pejë, dhe gjate bastisjes është gjetur dhe konfiskuar si prove materijale nje arme e tipit ‘ECOL-SM’ cal-9 mm Gas, një karrikator , 37 –fishek-gas, 9 gëzhoja te të njejtës armë .
Ne lidhje me rast është njoftuar edhe prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që të iniciohet raporti përkatës i incidentit , kurse i dyshimti të lirohet në procedurë të rregullt.