22:48 / E Enjte, 14 Mars 2019

Të shtëna armësh në Tiranë, një i plagosur

Rreth orës 21:50, në zonën e Komunës së Parisit ka pasur të shtëna armësh.

Policia raporton se është plagosur në këmbë me armë zjarri, në rrethana ende të paqarta shtetasi E.K, 26 vjeç.

Sipas të njëjtave burime ai po merr ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia thotë se po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.