08:33 / E Diele, 01 Tetor 2017 / indeksADMonline

Të shtëna armësh në Vlorë, dy të lënduar (Foto)

Një ngjarje e rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm në qytetin e Vlorës, ku të shtëna me armë u shënuan në rrugën Transballkanike. E ndërsa mësohet se dy persona kanë mbetur të plagosur rëndë pasi janë qëlluar me automatik.

Gjithashtu mësohet se dy personat e plagosur kanë qenë brenda në automjet në momentin e të shtënave, teksa ishin duke dal nga një pikë karburanti, nga dëshmitarët në vendin e ngjarjes mësohet se autori është larguar me shpejtësi.

Sipas informacioneve nga policia, në vendin e ngjarjes janë gjetur rreth 20 gëzhoja kallashnikovi. Identiteti i të plagosurve nuk është bërë ende i ditur , por mësohet se gjendja e tyre është shumë e rëndë, ata ndodhen në spitalin e Vlorës.

Në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policie dhe po punojnë për zbardhjen e plot të atentatit, identifikimin dhe kapjen e autorit./Shekulli