10:35 / E Mërkurë, 21 Korrik 2021 / AR

Të shtëna me armë, çka ndodhi mbrëmë në Ratkoc të Rahovecit

Mbrëmë rreth orës 22:00 Policia është informuar për një lëndim trupor në fshatin Ratkoc.

Me të marrë informatë, njësitet policore kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë kontaktuar viktimën B.B. i cili më pas ishte dërguar në QKMF Rahovec, ku kishte marrë ndihmën e parë.

Më pas viktima është udhëzuar për në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Gjakovë ku pas marrjes së tretmanit është liruar.

Sipas burimeve të Indeksonline, viktima ka lëndime trupore të cilat janë marrë nga ndonjë mjet i fortë e jo nga arma.

Më pas Policia ka arrestuar dy persona të dyshuar dhe atyre i është konfiskuar një pistoletë me 8 fishek e cila është përdorur në rast, teksa i dyshuari e kishte me leje dhe ka pranuar se ka shtënë me të.

Lidhur me rastin është kontaktuar prokurori kujdestar për krime të rënda dhe me urdhër të tij dy të dyshuarit F.M dhe U.M ndalën në mbajtje për 48 orë në Qendrën e mbajtjes në Rahovec./Indeksonline/