21:06 / E Mërkurë, 06 Korrik 2022 / AR

Të shtëna me armë – Me të nisur, eskalon protesta në Shkup, nisin përleshjet

Disa të shtëna me armë zjarri dhe gjuajtje të mjeteve të forta, kanë shoqëruar nisjen e protestës së sotme.

Protestuesit që janë duke protestuar tash e disa ditë para Qeverisë, kanë nisur të lëvizin drejt Ministrisë së Punëve të Jashtme, derisa me të mbërrirë tek shtatorja e Skënderbeut, janë përleshur me disa persona të tjerë.

Nuk dihen motivet e përleshjes, por tashmë situata duket se është qetësuar.

Alsat, do ju mbajë të informuar në detaje në lidhje me protestën e sotme.

VIDEO