10:46 / E Enjte, 11 Maj 2023 / B O

Të shtëna me armë në fabrikën e Mercedesit në Gjermani, ka edhe viktima

Të shtëna janë qëlluar në një fabrikë të prodhuesit të makinave Mercedes-Benz në Gjermani mëngjesin e sotëm. Një person ka mbetur i vrarë dhe një tjetër i plagosur, raportohet deri më tani.

“Krimi ka ndodhur rreth orës 07:45”, thotë një zëdhënëse e policisë.

Nuk dihen ende detaje të tjera, por situata është “nën kontroll”, ndërsa autori tashmë ndodhet në mbajtjen e policisë.

Ngjarja ka ndodhur në qytetin Sindelfingen. Në këtë fabrikë prodhohet Mercedes S Class./Indeksonline/