11:51 / E Hënë, 18 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Të shtëna me armë në Pejë

Është arrestuar i dyshuari mashkull, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje të mëhershme ka shtënë me armë zjarri në drejtim të dy viktimave meshkuj. Nuk raportohet për të lënduar, transmeton Indeksonline.

Me urdhër të prokurorit është bastisur shtëpia e të dyshuarit me ç’rast është gjetur dhe konfiskuar armë AK-47 me një karikator me nëntë fishekë të kalibrit 7.62 mm. Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje, thuhet në raportin e policisë./Indeksonline/

Temat: