22:44 / E Martë, 03 Prill 2018 / indeksADMonline

Të shtëna me armë pranë selisë së YouTube (Video)

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar në San Bruno të Kalifornisë. Ngjarja raportohet nga policia, që ka shkuar e shumtë në vendngjarje.

Nuk dihet ende nëse ka viktima apo jo, por ngjarja regjistrohet pranë selive të rrjetit social “Youtube”.

Shërbime emergjencash janë nisur gjithashtu në vendin ku janë dëgjuar të shtënat, ndërsa policia paralajmëron publikun të qëndrojë larg zonës, ku po krijon edhe perimetrin e sigurisë.

Temat: