08:12 / E Shtunë, 02 Mars 2024 / FR

Të shtëna në Londër: I dyshuari në arrati pasi plagosi dy persona

Dy persona janë plagosur pasi një shofer gjuajti me armë zjarri drejt tyre në Clapham, në jug të Londrës, ku më pas u largua nga vendi i ngjarjes.

Një person i tretë ka mbetur i lënduar pasi u godit nga motoçikleta që voziste i dyshuari.

Policia Metropolitane ka konfirmuar se një i dyshuar ka qëlluar atë që besohet të jetë një armë gjahu teksa po ngiste një motoçikletë gjatë një ndjekjeje policore në Clapham High Street rreth orës 16:55 të së premtes, shkruan Mirror.uk.

Dëshmitarët okularë kanë përshkruar se kanë dëgjuar një zhurmë të fortë dhe të tjerë kanë pohuar se kanë parë një femër të plagosur në këmbë.

A forensic officer holding the stock of a shotgun at the scene of the shooting in Clapham
An abandoned moped at the scene