18:39 / E Premte, 25 Maj 2018 / indeksADMonline

Të shtëna në një shkollë 9-vjeçare në SHBA, raportohet për të plagosur

Të shtëna me armë janë regjistruar pak minuta më parë në një shkollë 9-vjeçare në Indiana të SHBA-së.

Sipas mediave amerikane, deri tani janë konfirmuar dy të plagosur, identiteti i të cilëve nuk është bërë i ditur.

Policia dhe zjarrfikësit kanë rrethuar shkollën.

Ka raportime se policia ka arrestuar autorin e dyshuar për ngjarjen, por pritet që më shumë detaje të bëhen publike së shpejti.

Nuk dihet motivi i këtij sulmi. Vetëm një javë më parë, 10 persëona ndërruan jetë kur një 17-vjeçar hapi zjarr në një gjimnaz në Santa Fe të Teksasit.