00:39 / E Enjte, 15 Gusht 2019

Të shtëna në Wolfsburg të Gjermanisë, vritet një shqiptar dhe plagoset një tjetër

Mbrëmjen e së martës, dy persona janë plagosur rëndë (30 dhe 31-vjeçar), të cilët u gjetën në rrugën Meinestrasse në rrethin e Wolfsburg Vorsfelde. Zëdhënësi i policisë Sven-Marco Claus për “Bild” ka deklaruar: “Viktimat kishin gjakderdhje të madhe, që të dy janë shqiptarë”. Njëri nga ta nuk u ka mbijetuar plagëve të marra.

Menjëherë pas orës 22, një dëshmitar okular kishte njoftuar policinë, informon Shtegu.com. Pas kësaj, disa të shtëna u shkrepën në drejtim të shqiptarëve nga një veturë në lëvizje. Ata po ecnin në trotuar. Një dëshmitar rasti ka pohuar: “I dëgjova gjashtë të shtëna”.

Hetuesit kanë siguruar prova në vendngjarje, kontrolluan rrobat e viktimës hetime më të hollësishme. “Po hetojmë më intensitet të plotë dhe në të gjitha drejtimet”, thotë Claus.
Një komision për vrasje është krijuar mëngjesin e së mërkurës me rreth 20 zyrtarë. Tashmë është urdhëruar një autopsi.