12:56 / E Enjte, 07 Korrik 2022 / AR

Të shtënat në zona publike: Hollywood nuk do të kufizojë prodhimin e filmave të rinj

Të shtënat me armë zjarri në “Hollywood” kanë krijuar problematik të madhe gjatë incizimit të filmave.

Sipas TMZ, janë lejuar të vazhdojnë xhirimet në zona publike ku përfshihen edhe të shtënat me armë, transmeton Indeksonline.

Një burim në LAPD thotë se iu kanë dhënë leje për të xhiruar filma në Hollywood dhe në zonat përreth.

Kjo për shkak se në festën e organizuar me 4 korrik në Orlando dhe Philly, shpërthyen fishekzjarrë dhe njerëzit u përleshën duke menduar se ishin të shtëna me armë zjarri.

Ka pasur xhirime filmash në të kaluarën ku njerëzit që nuk ishin të përfshirë i zinte paniku por në vitet e fundit ka ndryshuar, duke u përmirësuar dukshëm./Indeksonline/