23:47 / E Hënë, 19 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Të shtënave në një spital në Çikago, dyshohet për disa të lënduar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Çikago,  më konkretisht në spitalin “Mercy”.

Dyshohet se disa persona janë në gjendje të rëndë shëndetësore. Burimet thonë se një oficer i policisë është në gjendje kritike për jetën.

Zyrtari kryesor për komunikim në Departamentin e Policisë në Çikago, Anthony Guglielmi, deklarojë në ‘Twitter’ se një oficer u qëllua dhe është në gjendje kritike pas të shtënave me armë në qendrën mjekësore në Spitalin Mercy, transmeton Indeksonline.

Në mesin e të qëlluarve është edhe një i dyshuar. Autoritetet e vendit kanë paralajmëruan njerëzit që të iu shmangur zonës së rrezikshme në atë pjesë.

Një burim në departamentin e zjarrit të Çikagos tha për NBC Chicago se spitali është evakuar pjesërisht. Spitali Mercy gjendet në jug të qytetit të Çikagos./Indeksonline/