16:00 / E Enjte, 04 Tetor 2018 / indeksADMonline

Të shtunën grumbullumi i radhës i vashave në kuadër të projektit të FIBA-s

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) njofton të gjitha klubet e saj se për vajzat e lindura në vitet 2004 deri në 2006 se do ta mbajë grumbullimin e radhës në kuadër të projektit të FIBA-s për Zhvillim të Gjeneratave të Reja (YDF).

Grumbullimi do të mbahet të shtunën (06.10.2018) prej orës 15:00 deri në ora 17:00 në palestrën e sportit në kolegjin “ISP” në lagjen “Marigona Residence” në Prishtinë.

Pjesëmarrja e vajzave të grupmoshës së lartëpërmendur është obligative, andaj FBK inkurajon trajnerët dhe prindërit ti sjellin vajzat në grumbullim.

Federata e Basketbollit të Kosovës tash e tri vjet është pjesë e projektit të FIBA-s për Zhvillim të Gjeneratave të Reja, por këtë vit për herë të parë projekti ka filluar të implementohet edhe për vajza, gjë që shërben në dobi të zhvillimit të basketbollit në konkurrencën e femrave./IndeksOnline/

Temat: